DOM: Një urim paksa ndryshe për festën e Ilindenit!

DOM: Një urim paksa ndryshe për festën e Ilindenit!

DOM: Një urim paksa ndryshe për festën e Ilindenit!

Sot është festa e Ilindenit, një ditë e shenjtë për vendin tonë. Dita e zgjimit kundër pushtetit të pakontrolluar dhe të dhunshëm, simboli i luftës për liri, për drejtësi, për barazi. Dita kur lindi vizioni për Republikën e Krushevës – për solidaritet dhe vendimmarrje të përbashkët.

Por ku jemi sot? Spitale modulare që kthehen në varreza, zjarre që shkatërrojnë pyet tona, përmbytje, kaos urban dhe ndërtesa pa leje. Varfëri dhe kolaps ekonomik. Në këtë hov shkatërrimi, shteti hesht, dhe qytetarët paguajnë me jetën dhe të ardhmen e tyre.

Nepotizmi dhe korrupsioni janë bërë norma, dhe politika është një arenë pa ndërgjegje. Një rreth vicioz i krijuar nga partitë e mëdha, të cilat janë rritur në aleatë në shkatërrimin e shpresës për një të ardhme më të mirë. Po e njëjta derë e mbyllur e shtetit për qytetarët.

Dhe për këtë arsye themi: koha e heshtjes ka mbaruar. Është koha për demokraci, që nënkupton pjesëmarrje aktive në qeverisjen lokale dhe qendrore, është koha për një kulturë të re politike, të krijuar nga qytetarët për ta, jo për politikanët.

Lufta e Koalicionit për një të Ardhme të Gjelbër është kundër heshtjes së institucioneve, kundër politikës pa ideale. Ne besojmë në një të ardhme ku kujdesi për njerëzit dhe natyrën është një detyrim, dhe lufta është për përgjegjësi të vërtetë.

2 Gushti, dita kur festohet shpresa që nuk shuhet kurrë – Gëzuar festën e Ilindenit!

Një urim paksa ndryshe për festën e Ilindenit…sepse ky është realiteti që duhet të ndryshojmë

Partia e Gjelbër DOM